Braimllari: Procesi zgjedhor në Tiranë, proces model i mbështetur në transparencë e gjithëpërfshirje

imageLëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me strukturat e partisë në njësinë administrative Farkë të Bashkisë së Tiranës, ne kuadër të Konventës të LSI-së për Bashkinë e Tiranës nga ku u zgjodhën drejtuesit e organizatave edhe delegatët. Sekretari i Përgjithshëm z. Endrit Braimllari vuri në dukje se procesi i riorganizimit të strukturave të partisë bëhet mbi parimin e meritokracisë dhe kolegjialitetit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila mbështetet tek meritokracia dhe kolegjialiteti i strukturave të saj. Ky proces është mjaft i rëndësishëm për riorganizimin e partisë dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese për katër vitet e ardhshme”, tha zoti Braimllari duke shtuar se procesi zgjedhor në Tiranë është procesi model i mbështetur në transparencë dhe gjithëpërfshirje.

Duke folur për rolin e LSI-së si forcë politike, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e cila ofron siguri dhe stabilitet për vendin sepse dëgjon dhe u shërben qytetarëve.

“Vendimet që merr LSI-ja janë vendime kolegjiale”,- tha zoti Braimllari.

I deleguar i Kryesisë së LSI-së, z. Sokol Dervishaj theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim eshte pranë çdo qytetari.

“Ne si forcë politike jemi dhe do të jemi pranë çdo qytetari pasi lajtmotivi kryesorë i LSI-së si forcë politike është shërbimi ndaj qytetarëve”, tha zoti Dervishaj.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al