Braimllari: Qeveria e batakçinjëve është vërsulur si e babëzitur për të gjobitur edhe pse në rregull me ligjin çdo biznes të ndershëm në këtë sezon turistik.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, hedh akuza ndaj qeverisë, se në vend po gjobiten biznese, edhe pse janë në rregull. Sipas tij, në këtë sezon turistik është dhënë porosia për të mbushur xhepat e drejtorëve, që për të janë të uritur dhe në panik. ”Sot kusht kryesor për mbijetesën sipas kësaj qeverie është gjoba, trafiku, paligjshmëria dhe hajdutëria e pronës publike. Filozofia është e qartë “kap ç’farë të kapësh””,-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë

Qeveria e batakçinjëve është vërsulur si e babëzitur për të gjobitur edhe pse në rregull me ligjin çdo biznes të ndershëm në këtë sezon turistik.

Porosia është e qartë: Me çdo kusht duhen mbushur xhepat e drejtorëve të uritur e të kapur në panik dhe në fund xhepi i kryebatakçiut Kryeministër.

I morën frymën biznesit dhe çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi.

Sot kusht kryesor për mbijetesën, sipas kesaj qeverie është gjoba, trafiku, paligjshmëria dhe hajdutëria e pronës publike. Filozofia është e qartë “kap ç’farë të kapësh”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al