Braimllari: Rama dhe banda e tij po pastrojnë paratë e drogës

Përmes një statusi në facebook, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, shkruan për shumën e konisderueshme të eurove të kapura një ditë më parë në Portin e Durrësit, duke thënë se kjo është fytyra e një qeverie kriminale të lidhur me trafiqet. Ai akuzon se Kryeministri dhe banda e tij po mundohen me çdo mënyrë të pastrojnë paratë e pista të trafikut të drogës.

Deputeti i LSI-së, thotë se nga mungesa e sigurisë në porte, aeroporte dhe në çdo pikë kufitare, që sipas tij bëhet me urdhër politik të kryeministrit për të favorizuar trafikun e tij të pisët.

Këto para, sipas Braimllarit, Rama i përdor për të shkatërruar ekonominë dhe për të varfëruar shqiptarët.

“Shqiptarët varfërohen çdo ditë ndërkohë kryeministri dhe qeveria e tij pasurohen me paratë e drogës. Këto janë paratë e pista që ky kryeministër po përdor për të shkatërruar ekonominë, për të varfëruar shqiptarët dhe për të pasuruar veten e tij dhe bandën që e rrethon”.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al