Mazhoranca dhe opozita prej kohësh janë në “luftë” më njëra- tjetrën për vlefshmërinë e 30 qershorit , ku  Presidenti çdekrettoi këtë datë për t’ia lënë vendin një tjetre, marrë shkas nga informacionet pwr krijimin e situtave tw mundshme tw dhunshme dhe sulmeve ndaj institucioneve. Çështje për të cilën u ngrit një komision hetimor kundër kreut të shtetit ku pretendohej shkarkimi i tij.

Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë, ku nëpërmjet draftit të publikuar vërtetoi se dekretet e presidenti Meta nuk ishin aspak kushtetuese. Megjithatë duhet theksuar se pak ditë më parë u dha një dritë jeshile nga Gjykata Kushtetuese e cila do të marrë në shqyrtim këtë akuzë të ngritur nga PD  e cila u drejtua nga Voltana Ademit, ku pretendohet që votimet e 30 qershorit të shpallën te pavlefshme.

Në një intervistë për gazetën “STANDARD”, sekretari i përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka komentuar këtë situatë ku theksoi se: “Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje kanë qenë votimet moniste të cilat u vërtetuan nga raporti i OSBE-ODHIR-it dhe nga raporti i Këshillit të Europës. 30 qershori ishte një dite e zezë për shtetin e së drejtës dhe funksionimit të demokracisë . Ndaj Edi Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse kërkon të ligjërojë paligjshmërinë”. Një përplasje tjetër ka ndodhur mes Kreut të KED-se dhe presidentit Meta për emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese ku prokuroria i ka thirrur të dy individët për të dhënë deklaratat e tyre. Ishte kreu i shtetit që ngriti padi ndaj Dvoranit ku e akuzoi se ka tentuar të “kapë” kushtetuesen. Ish-deputeti i LSI-së në lidhje me ketë situatë ka deklaruar se “Përpjektjet e Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese janë të qarta sepse ai kërkon të ligjërojë paligjshmërine e tij dhe të qeverisë që drejton. Kalimi në parlament i një ligji i cili kërkon të marrë një kompetencë kushtetuse të institucionit të Presidentit të Republikës mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregon qartë që Edi Rama dhe deputetët e tij ilegjitim janë tani më një grup i strukturuar kriminal që duan të shkatërrojnë reformën në drejtësi duke kapur çdo institucion në këtë vend edhe duke ligjëruar paliigjshmërinë e tij”.

Intervistoi: Albina ELEZI

 

1-Pas afro 7 vitesh qeverisje Kryeministri Rama merr iniciativën për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin nëpërmjet paketës “Anti-KÇK” . Si do ti përshkruanit këto problematika të mësipërme përgjatë këtij intervali kohor ?

Paketa “Anti-KÇK” është një nismë antikushtetuese e cila bëhet në këto momente për të tërhequr vemendjen nga problemet me të cilat po përballet vendi. LSI vlerëson çdo betejë kundër krimit të organizuar por njëkohësisht nuk mund të luftohet me propagandë, luftohet me strategji dhe vullnet të qeverisë. Nuk mundet Edi Rama pas 7 vitesh të luftojë krimin e organizuar sepse në këto 7 vite është kryeministri dhe qeveria e tij që ka fuqizuar krimin e organizuar duke mbështetur dhe duke i përdorur në fushatë për interesin e tij ashtu siç dolën në përgjimet zyrtare dosja 184 dhe 339.

2-KIE publikoi disa ditë më parë përfundimet e misionit në Shqipëri ku Autoriteti Lokal dhe Rajonal i Këshillit të Europës arriti në konkluzionet se zgjedhjet e 30 qershorit sollën më pak pluralizëm dhe nuk garantuan zgjedhje demokratike. Si e cilësoni këtë përfundim?

Publikimet e misionit të Këshillit të Europës vulosi përfundimisht që votimet e 30 qershorit ishin moniste , të mbajtura pa dekret dhe në kundërshtim me kushtetutën e cila goditi rëndë pluralizmin në vend dhe funksionimin e demokracisë. Ky raport vjen dhe pas një raporti të OSBE-ODHIR i cili godiste rëndë mbajtjen e votimeve moniste më 30 qershor. Është përpjekja e Edi Ramës për të instaluar në vend një sistem monist në kundërshtim me vlerat e demokracisë duke goditur rëndë shtetin e së drejtës . Ky raport vërtetoi atë çka ne kemi thënë prej kohësh që votimet moniste të 30 qershorit goditën shtetin e së drejtes pluralizmin dhe demokracinë.

3-Sa i përket reformës në drejtësi , cili është mendimi juaj për organet e reja. A besoni se SPAK do të mundësojë goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta?

LSI ka mbështetur reformën në drejtësi duke e votuar atë në parlament. Reforma nëse do të ishte zbatuar ashtu siç është në kushtetutë, tani do të kishte rezultatet e para, por Edi Rama e goditi rëndë besimin dhe konsensusin historik për reformën në drejtësi duke shkelur kushtetutën me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm në kundërshtim me kushtetutën madje me 69 vota në parlament , e ka goditur rëndë reformën në drejtësi me bllokimin e gjykatës kushtetuese dhe atë të lartë. Kalimi i një ligji në një parlament ilegjitim i cili kërkon të marri një kompetencë kushtetuese të institucionit të Presidentit të Republikës përsa i përket betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vulos njëherë e përgjithmonë kapjen dhe shkatërrimin e Reformës në Drejtësi. Kjo mazhorancë po vepron si një strukturë kriminale në këtë drejtim . Përsa i përket SPAK-ut duhet të ngrihet në nivelet e pritshmërisë së qytetarëve të vendit. Kthimi i dosjes “184” për hetim në Dibër ku në fakt duhej të hetohej nga SPAK sepse përbën një krim elektoral  ku përfshihen zyrtarët e lartë konkretisht të drejtuesve të PS-se, e cila komprometon rëndë veprimtarinë dhe besimin që qyetarët duhet të kenë tek prokuroria e posaçme. Të gjithë presin hetime të pavarura gjë  e cila nuk mund të bëhet në Dibër .

4-Pas disa muajsh përpjekje Presidenti Meta  dhe Opozita së fundmi morën një përgjigje pozitive nga Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar “Vlefshmërinë e 30 qershorit” . Çfare hapash do të ndiqen për të vërtetuar ato çka keni deklaruar më parë se zgjedhjet ishin ilegjitime?

Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje kanë qenë votimet moniste të cilat u vërtetuan nga raporti i OSBE-ODHIR-it dhe nga raporti i Këshillit të Europës . 30 qershori ishte një dite e zezë për shtetin e së drejtës dhe funksionimit të demokracisë. Ndaj Edi Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse kërkon të ligjërojë paligjshmerinë.

5-Gjykata Kushtetuese ndodhet në një “ ngërç” për emërimet e reja, situatë e cila ka sjellë përplasje mes presidentit Meta dhe Kreut të KED-së ku debati u rinxeh mes palëve pas dëshmivë të dhëna në prokurori. Cili është qëndrimi juaj mbi këtë çështje ?

Përpjekjet e Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese janë të qarta sepse ai kërkon të ligjërojë paligjshmërine e tij dhe të qeverisë që drejton. Kalimi në parlament i një ligji i cili kërkon të marrë një kompetencë kushtetuse të institucionit të Presidentit të Republikës mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregon qartë që Edi Rama dhe deputetët e tij ilegjitim janë tani më një grup i strukturuar kriminal që duan të shkatërrojnë reformën në drejtësi duke kapur çdo institucion në këtë vend edhe duke ligjëruar paliigjshmërinë e tij.