Braimllari: Sfida jonë, përmirësimi i vetvetes që të jemi sa më pranë qytetarëve

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi disa takime me strukturat në Bashkinë e Kolonjës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, z. Endrit Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim bazohet tek meritokracia dhe sfida e saj është përmirësimi i vetvetes me qëllim që të jetë sa më pranë qytetarëve.

“Ju në Kolonjë e kaluat një provë, atë të zgjedhjeve lokale ku dëshmuat dhe njëherë, që LSI-ja është një forcë politike e konsoliduar, e cila mishëron më së miri koherencën dhe besnikërinë ndaj interesit qytetar. LSI është forcë politike e strukturuar dhe meritokracia qëndron në bazën e organizatave të saj. Sfida jonë është përmirësimi i vetvetes me qëllim që të jemi sa më pranë qytetarëve. Politika e LSI-së është e qartë, stabilitet politik dhe qëndrueshmëri për vendin”, theksoi zoti Braimllari

Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, theksoi se Shqipëria ka nevojë për një forcë politike qe të jetë motor i zhvillimit ekonomik me platformat e saj.

“Shqipëria, që të zhvillohet më shpejt, të ecë përpara, ka nevojë për një forcë politike që është motori i vendit. Dhe ky motor i zhvillimit të vendit është vetëm Lëvizja Socialiste për Integrim”, theksoi zoti Ministri Panariti.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al