Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socilaiste për Integrim, Endrit Braimllari i ftuar në emsionin “7pa5”, në Vizion Plus u shpreh se Edi Rama mban peng dhe shkatërroi Gjykatën Kushtetuese me qëllimin e vetëm që të thellojë paligjshmërinë dhe hajdutërinë e tij.

Sipas Braimllarit, zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për këtë duhet të fokusohen të gjitha energjitë.

Postimi i plotë:

Shqipëria është në krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale për shkak të papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe paligjshmërisë së Edi Ramës.

Edi Rama mban peng dhe shkatërroi Gjykatën Kushtetuese me qëllimin e vetëm që të thellojë paligjshmërinë dhe hajdutërinë e tij.

Sot interesi kryesor është ai i Shqipërisë dhe perspektives Europiane. Sot duhet të diskutohej mbi çeljen e negociatave por qeveria dhe Edi Rama nuk ka fokus çeljen e negociatave por paligjshmërinë dhe korrupsionin.

Zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për këtë duhet të fokusohen të gjitha energjitë.