Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari është ndalur këtë fundjavë në Korçë, aty ku ka zhvilluar takimet e radhës me strukturat e LSI-së.

Në një postim në Facebook, Braimllari shkruan se Korça refuzoi pasivisht votimet moniste të 30 qershorit dhe se nuk u bë pjesë e procesit farsë të Rilindjes, e cila synon të shkatërrojë demokracinë dhe të instalojë monizmin në vend.

Postimi i plotë i Braimllarit:

Me Petrikën në takim me LSI Korçë.
Korça refuzoi masivisht votimet moniste të 30 qershorit të Edi Ramës.
Korça nuk mund të bëhej pjesë në një proces farsë dhe monist të Rilindjes e cila synon të shkatërrojë demokracinë dhe të instalojë monizmin në vend. Largimi i të rinjve nga vendi, varfëria ekstreme, kapja e institucioneve, mosndëshkueshmëria e atyre që shkatërruan zgjedhjet, shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese, goditja e shtetit të së drejtës nga Edi Rama ka vetëm një synim, thellimin e paligjshmërisë së qeverisë dhe mungesën e kontrollit.

E vetmja rrugë është përballja e drejtpërdrejtë për të mbrojtur demokracinë, institucionet dhe për të instaluar shtetin e së drejtës!