Braimllari: Votimi në datën 6 Nëntor për kreun e LSI-së duhet të jetë një votim model i bazuar tek transparenca, gjithpërfshirja dhe integriteti

 14825593_1803580543191335_723972605_n

Ditën e sotme Nënkryetari i LSI-së Endrit Braimllari dhe Kryetarja e LGI Klajda Gjosha zhvilluan një takim me strukturat e LSI në Leskovik  të bashkisë Kolonjë.

Braimllari dhe Gjosha theksuan se në datën 20 Nëntor duhet të jemi të gjithë për të votuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane me qëllim vazhdimin e projekteve të nisura në Bashkinë e Kolonjës.

Gjatë fjalës së tij Endrit Braimllari theksoi dhe  se: “Votimi në datën 6 Nëntor për kreun e LSI duhet të jetë një votim model i cili të bazohet tek transparenca, gjthpërfshirja dhe integriteti”.Ky proces vazhdon rrugën e hapjes së LSI-së, prandaj dhe votimi i delegatëve është shumë i rëndësishëm sepse do jenë ata që do të përfaqësojnë vullnetin tuaj.

Në vazhdim Klajda Gjosha u shpreh se: “LSI është një forcë me parime të konsoliduara të demokracisë së brendshme, mendimit ndryshe dhe votës së lirë”. Pjesmarrja në procesin e votimit në datën 6 Nëntor ka një rëndësi të madhe për një proces model zgjedhor. Leskoviku do të  përfaqësohet në Konventën Kombëtare të LSI me delegatët e tij.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al