Breshëria e plumbave që është derdhur pas mesnate, mbi një fëmijë vetëm 6 vjeç në Krastë të Martaneshit, ishte “nisur” në fakt për t’i marrë jetën babait të tij.

Një 27-vjeçar me emrin Jetmir Koxherri ëhstë autori i ngjarjes, që ka qëlluar drejt babait të vogëlushit, për shkak të një konflikti midis tyre, por plumbat kapën të voglin.

Fëmija, në gjendje të rëndë, me tre plumba në fytyrë dhe të tjerë në trup, është transportuar me helikopter drejt Tiranës.