Britani nuk do të dërgojë asnjë ekip në Lojrat Olimpike Tokio 2020, nëse përhapja e pandemisë së COVID-19 do të vazhdojë me këto ritme.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, i ka dhënë vendit 4 javë kohë që të vendosë përfundimisht për pjesëmarrjen në këto lojra.

Ditën e djeshme në të gjithë Britaninë numëroheshin 5683 të infektuar dhe 281 viktima.

Qeveria Britanike i ka kërkuar qytetarëve që të zbatojnë distancën sociale ndërkohë që pjesëtarët e Parlamentit kërkojnë marrjen e masave drastike për izolimin e vendit.

Më herët edhe Kanadja e Australia nuk do të garojnë në asnjë kompeticion në Lojrat Olimpike.

Edhe vetë evenimenti sportiv është në diskutim për tu zhvilluar apo jo.

Deri më tani Tokio 2020 do të vijojë sipas planit, por vendime të tjera do të merren në javët e muajt në vazhdim.