Britania shënoi sot bilancin më të rëndë si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Në 24 orët e fundit, 854 persona ndërruan jetë duke e çuar totalin në 6,227 viktima.

Vetëm në Angli kishte 758 viktima ndërsa në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut u raportuan 96 viktima.

Por ekspertët në Britani shprehen se numri i viktimave nuk është plotësisht i saktë për bilancet në 24 orë.

Ata shprehen se ka pasur vonesa në regjistrimin e tyre ndaj një person që mund të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë, rregjistrohet sot.