Hoteli nostalgjik në Bruksel, i cili është konceptuar në formë të trenit, me vagonë 30 tonësh, që janë vendosur në çatinë ose në brendi të hotelit, mysafirëve të saj u ofron ndjenjën e udhëtimit me tren të viteve 1950.

Belgu Nicolas Kervyns, themeluesi i hotelit dhe pronari i projektit, thotë se që nga fëmijëria ka qenë i dashuruar pas trenave. Ai tha se mysafirët e hotelit janë kryesisht udhëtarë që duan të flenë në vagonë, që janë përdorur për dekorimin e hotelit, që dikur kanë ecur binarëve të Evropës, shkruan AA.

Duke theksuar se për realizimin e projektit janë shpenzuar mbi 3,5 milionë euro, Kervyns thekson se mysafirët në hyrje mirëpriten në suitën e hotelit e cila është dekoruar sipas modelit të sportelit për shitjen e biletave të trenit.

– Ndër mysafirët e parë, ministri belg me gruan e tij

Gjatë ecjes brenda hotelit mund të vërehen gjëra të pazakonta, si valixhe të vjetra të ndonjë princi belg, biletë të rrjetit hekurudhor që datojnë nga viti 1900, pjesë të ndryshme të trenave të vjetër dhe mure, ku artistët të inspiruar nga trenat kanë bërë vizatimet e tyre.

“Autoritetet nga komuna ishin shumë të befasuar kur u thashë se dua të vendos vagonë që peshojnë disa ton në këtë ndërtesë të vjetër”, tregon Kervyns, duke shtuar se ndër mysafirët e parë ishte ministri i dikurshëm i Tregtisë me gruan e tij.

Sipas tij, çdo imtësi në hotel është mbledhur dhe sjellë nga pjesë të ndryshme të botës. Kervyns shton se motivimi i tij më mi madh është kur i sheh njerëzit të mahnitur dhe të gëzuar sapo hyjnë në hotel.