Nuk është ndonjë impenjim i madh nëse vendosni ta bëni burgerin vetë, në shtëpi. Bëhet po aq thjeshtë sa edhe qoftet e zakonshme ndërkohë që fëmijët do ta shijojnë njësoj sikur ta kenë ngrënë jashtë…

Përbërësit për 4 persona:

500 g filetë pule

1 lugë mustardë

lëkura e 1 limoni

20 ml vaj ulliri

50 g galetë

1/2 lugë e vogël kripë

pak piper

simite

 

Për mbushje:

majonezë, domate, kastravec turshi, sallatë jeshile

 

Përgatitja:

Për të përgatitur qoftet, grijmë mishin e pulës, shtojmë kripë, piper, mustardë, lëkurën e limonit, vajin e ullirit dhe galetën. Punojmë me kujdes masën dhe e ndajmë në katër pjesë. I lëmë të pushojnë 30 minuta dhe më pas i pjekim në një tigan skarë.

Marrim një simite, e ndajmë në mes dhe të dyja pjesët i thekim nga brenda. Më pas, i lyejmë me majonezë, vendosim në mes 1 fetë domate, 1 fletë sallatë, kastravec turshi dhe qoften që bëmë me filetën e pulës. Në fund, i shërbejmë me patate të skuqura, sipas dëshirës.