Gjykata ka urdhëruar ndalimin prej 30 ditësh të ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijalkov.

Mijalkov momentalisht po dërgohet në burgun e Shuto Orizarës, ndërkohë lajmin e ka konfirmuar dhe Prokuroria Speciale Publike pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ai u arrestua me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup 1, pasdite, urdhëroi masën e ndalimit.

Ish-drejtori i DSK- së, Sasho Mijalkov, është akuzuar në disa raste të PSP-së si “Fortesa – Target”, “Trezor”, “Tortura” dhe “Titanik 2”, shkruan Tetova sot.

Pas Kirill Bozhinovskit dhe Mile Janakievskit, Mijallkov është funksionari i tretë që është arrestuar pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski.