Vrau gruan duke e goditur me shkopin që mbante për të ecur dhe më pas vari veten.

Krimi i rëndë në familje i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Zola Predosa, provincë e Bologna në Itali, dyshohet të jetë kryer pasi i moshuari Giancarlo Bedocchi 84 vjeç, nuk kujdesej dot më për të shoqen Elena Caprio, 83 vjeçe, e cila ishte prekur nga skleroza.

Ishte nusja e çiftit ajo që lajmëroi policinë, teksa kishte shkuar për ti kontrolluar siç bënte përditë. Ajo e gjeti derën e mbyllur dhe askush nuk përgjigjej.

Kështu policia hyri në banesë, ku trupi i gruas u gjet në krevat në dhomën e gjumit, ndërsa burri ishte tek një ganxhë e kapur te dritarja e dhomës tjetër, shkruan noa.al.

Në banesë nuk u gjet asnjë letër për të zbuluar më shumë, por duket se vrasje-vetëvrasja ka ardhur për shkak të lodhjes së të moshuarit nga gjendja e së shoqes.