George W. Bush u pa duke mbajtur lotët ndërsa liderët botërorë nderonin për herë të fundit babanë e tij dhe ish-presidentin, George H.W. Bush.

Presidenti i 41-të i SHBA-ve u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 94-vjeçare.

Bush, i cili ka jetuar më gjatë se çdo paraardhës i tij, ka shërbyer në Zyrën Ovale nga viti 1988 deri në 1993.

Djali i tij, i cili shërbeu si president i 43-të nga viti 2001 deri në vitin 2009, është parë duke qëndruar pranë gruas së tij Lara teksa mezi i mbante lotët ndërsa arkivoli i babait të tij mbahej në shpatullat e rojeve ushtarake nga Kapitoli i SHBA-ve.

George W. Bush tha gjatë fjalimit të tij:

Mes lotësh themi se sa të bekuar jemi që kemi njohur dhe kemi dashur një njeri të madh dhe fisnik. Do të na mungojmë, mirësia, sinqeriteti dhe shpirti yt i mirë do të qëndrojnë përgjithmonë me ne. Në pikëllimin tonë, unë buzëqesh duke e ditur se babai po përqafon Robin dhe po i mban dorën e nënës.”

Ishte pikërisht në këtë pjesë të fjalimit që ai nuk mundi t’i mbante më lotët dhe iu referua ish presidentit si “ babai më i mirë që një djalë apo vajzë mund të kenë.

George Bush Sr, siç ishte i njohur, u nda nga jeta në 22:10 me orën lokale të mbrëmjes së të premtes, 30 nëntor.