Butrint: Përmbyset varka, shpëton djali, nuk dihet fati i babait

Një varkë peshkimi është mbytur në liqenin e Butrintit, në të ndodheshin babë e bir. Ngjarja ka ndodhur mesditëne sotme rreth orës 13:00 dhe sipas policisë një prej personave është zhdukur dhe nuk dihet fati i tij. Policia sqaron se djali 18 vjeçar ka arritur të shpëtojë, ndërsa nuk dihet ende fati i të atit.

Sipas policisë varka ka marrë ujë kur dy personat po mblidhinin rrjetat e peshkimit dhe shkak i mbytjes ka qenë moti i keq.

“E.Sh dhe S.Sh (babë e birë, banues në Ksamil) kanë qenë duke peshkuar me një varkë të vogël në liqenin e Butrintit, vend në të cilin varka është përmbysur dhe për pasojë shtetasi S.Sh (i biri, 18 vjeç) ka shpëtuar duke dalë me not nga liqeni, ndërsa shtetasi E.Sh (babai, 48 vjeç) nuk ka mundur të dalë dhe dyshohet të jetë mbytur në ujë”, informon policia.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë po punojnë për gjetjen e trupit të këtij shtetasi si dhe janë njoftuar Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, të bashkëpunojnë për gjetjen e tij.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al