Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ka reaguar me anë të një statusi ku është shprehur se me ligjin e kaluar dje në Parlament, i konsultuar nga ekspertë që shkepen në dreka dhe darka me deputetë të Rilindjes apo nënkryetarë Parlamenti, thjesht konfirmon se gjithçka kalon më parë nga Rilindja

Sipas Cakës, për këtë arsye ka vendosur që Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve t’a bëjë vetë, me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që e zgjodhi po vetë.

Postimi i plotë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ekzekutuesi i Vetting-ut të partisë!

Akrobacitë e Rilindjes për të kapur ç’të mundet nuk paskan fund!

Ligji i kaluar dje në Parlament, i konsultuar nga ekspertë që shkepen në dreka dhe darka me deputetë të Rilindjes apo nënkryetarë Parlamenti, thjesht konfirmon se gjithçka kalon më parë nga Rilindja.

Edi Rama nuk pret dot: frika se mos ndonjë gjyqtar apo prokuror i kundërshton paligjshmërinë e veprimeve të OFL-së së tij të famshme për hiçgjë, apo se mos ndonjë i riburgos kriminelët që ka lëshuar nga zinxhirët, apo akoma më keq ndonjë prokuror i çon ndonjë nga zyrtarët e tij përpara akuzave penale, e tmerron dhe e bën të mos presë vendimet e institucioneve të Vetting-ut.

Për këtë arsye ka vendosur që Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve t’a bëjë vetë, me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që e zgjodhi po vetë!

Kishte Vetting institucional, po ka edhe Vetting partie!!!

Ndryshimet në ligj/ Gjyqtarët e prokurorët ‘KÇK’ do hetohen për pasurinë dhe figurën nga Inspektoriati, pezullimi për 6 ditë