Silva Caka: Jepi vetes forcën kundër arrogancës, shtetbërjes mes korridoreve dhe bashkohu me LSI

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, kandidatja për deputete në qarkun e Beratit, Silva Caka i ka bërë thirrje çdo shqiptari për t’iu bashkuar në mitingun madhështor që do të mbajë Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e sotme.
“Jepi vetes forcën kundër arrogancës, shtetbërjes mes korridoreve dhe bashkoju qindra demokratëve dhe socialistëve që na bashkohen çdo ditë”, ka theksuar Silva Caka në postimin e saj.
Statusi i plotë
Kudo që je.Sot, në orën 19:00 ftojmë çdo shqiptar, të na bashkohet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Është Shqipëria kundër Klientelizmit, është Shqipëria kundër atyre që shtetin e quajnë pronën e tyre, është Shqipëria kundër drogës, kundër reformave virtuale, është Rinia kundër çdo përpjekje që do t’i largojë nga ky vend. Ti, je Shqipëri! Jepi vetes forcën kundër arrogancës, shtetbërjes mes korridoreve dhe bashkoju qindra demokratëve dhe socialistëve që na bashkohen çdo ditë… Ti, je Shqipëri! Ti, je Një! Një shans për të ardhmen… Një shans për Të gjithë!

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al