Të rinjtë protestues kanë mbyllur gojën me shirita me logon ERTV, në shenjë proteste për mungesën e lirisë së shprehjes.

Sipas të rinjve kjo është një formë proteste ndaj përpjkejeve të qeverisë dhe Edi Ramës për ti mbyllur gojën kritikëve dhe veçanërisht pas miratimit të paketës së re të censurës të miratuar nga qeveria dhe të kundërshtuar nga organizatat e gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Të rinj që kanë mbyllur gojën me logon e ERTV mbajnë në duar pankarta për lirinë e medies.

Mesa duket kjo simbolikë e të rinjve është frymëzuar pas sulmit me gurë të analistit Fatos Lubonja, i njohur për kritikat e tij të vazhdueshme ndaj qeverisë Rama.

Kjo nuk është simbolika e vetme në këtë protest, pasi më herët të rinjtë hodhën në kuti, votën e tyre “Rama ik”.