Çertifikatat e pronësisë mbi tokën i hapinë rrugë zhvillimit të qëndrueshëm rural

Proçesi i dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën në fshat, një nga angazhimet themelore të qeverisë për fshatin, pritet ti japë zgjidhje përfundimtare problemit 25 vjeçar të pronësisë mbi tokën bujqësore, duke i hapur një rrugë të re zhvillimit të qëndrueshëm rural.fo1-1-350x197Ky proçes, që ka nisur tashmë për pajisjen me çertifikatën e pronësisë për tokën bujqësore, falas për të gjithë fermerët synon të realizojë kalimin nga bujqësia e mbijetesës dhe lëmoshës tek një bujqësi e zhvilluar.

fo2Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë një vizite të hënën, në Prefekturen e qytetit Shkodër diskutoi me specialistë dhe drejtues të këtij institucioni, për ecurinë e proçesit të shpërndarjes së çertifikatave të pronësisë së tokave bujqësore tek fermerët e zonës.

“Kjo është një plagë e hapur shoqërore që duhet mbyllur sa më parë”-u shpreh ministri Panariti. Ndërsa apeloi që kësaj çeshtej të mos i jepet konteks politik, pasi siç tha ministri Panariti,”ajo është një çështje e mprehtë që pret për më shumë se 20 vjet, që të zgjidhet”.

Ministri Panariti, vuri në dukje gjat]ë këtij takimi se, çertifikatat pronësisë mbi tokat bujqësore private, janë një para kusht për të aplikuar për skemat mbështetëse dhe për të përfitur fonde subvencionimi, mbështetëse për investimet në bujqësi.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al