Teksa shqiptarët duket se kohët e fundit po i futen me kokë gjuhës gjermane, si kushtin kryesor që ka ky shtet për të siguruar punë e dokumente të gjithë atyre që duan të jetojnë aty, cila është gjuha kryesore që po mësohet më shumë në të gjitha shtete e Europës?

Sipas një studimi, gjuha angleze vazhdon të jetë gjuha e huaj më e popullarizuar, e cila mësohet në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2017 rreth 89 për qind e nxënësve kanë mësuar gjuhën angleze në klasat e ulëta të shkollave të mesme.

Pas gjuhës angleze, vjen gjuha frënge me 33,4 për qind, pastaj ajo gjermane me 23,3 për qind dhe gjuha spanjolle me 16,9 për qind.

Megjithatë, në disa vende anëtare të BE-së, pos gjuhës angleze mësohen po ashtu edhe gjuhë të tjera të huaja.

Për shembull, më shumë se 50 për qind e nxënësve mësojnë gjuhën frënge në klasat e ulëta të shkollave të mesme në Irlandë, Itali, Holandë, portugali, Rumani dhe në Qipro.

Gjuhën gjermane e mësojnë më shumë se gjysma e nxënësve në Danimarkë dhe Poloni, ndërsa spanjisht mësojnë pak më shumë se gjysma e nxënësve të kësaj moshe në Francë.

Në vendet anëtare të BE-së gati të gjithë nxënësit e klasave të ulëta të shkollave të mesme mësojnë dy e më shumë gjuhë të huaja.