Gazetari Beldi Kasmi ka ironizuar nëpërmjet një shembulli të thjeshtë nga Italia, duke krahasuar çmimet e ilaçeve me Shqipërinë.

“Oki, në Itali kushton 3.5 euro paketa, në Shqipëri 6 mijë lekë ose 5 euro. Paga mesatare në Itali 1500 euro, në Shqipëri 200 euro. Cilësia e medikamentit në Itali 100% efektive, në Shqipëri deri në 40% sipas mjekëve”, shkruan Kasmi në rrjetet sociale.