Antonio Conte ka folur pas humbjes shokuese të Interit përballë Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Në pjesën e parë “Nerazzurrët” ishin duke kryesuar 2-0, por në fraksionin e dytë të lojës patën rënie të madhe duke u mposhtur 3-2 në ndeshjen aq shumë të rëndësishme për fatet e kualifikimit në fazën tjetër.

Conte nuk kurseu kritikat duke nënvizuar se përveç Diego Godinit, lojtarët tjerë nuk kanë fituar asgjë dhe u mungon përvoja.

“Kemi shumë probleme me skuadrën për t’u përballur me ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve këtë sezon. Do të thotë se jam i kufizuar si në aspektin e numrave ashtu edhe të cilësisë”, ka thënë fillimisht Conte për Sport Mediaset.

“Disa lojtarë duhet të jenë në fushë vazhdimisht në çdo ndeshje. Por kjo sitiatë ndikon në rendimentin e lojtarëve në përgjithësi”.

Ai vazhdoi të këmbëngulë që është shumë herët për të menduar për ndryshimet gjatë merkatos së janarit.

“Nuk po kërkoj asgjë nga klubi, këta janë lojtarët dhe ne shkojmë në betejë me këta lojtarë. Klubi do të bëjë vlerësimet e tij, po them vetëm se të gjithë kemi gabuar keq kur planifikuam për këtë sezon”.

“Ne jemi në një situatë emergjente me vetëm tre lojtarë të dëmtuar, ndërsa skuadrat e tjera kanë lëndime dhe as nuk bien në sy”.

 “Ne po flasim për një grup lojtarësh që, përveç Godinit, nuk kanë fituar asgjë. Është e vështirë atëherë të merresh me një situatë të tillë”.

“Unë gjithmonë do të falënderoj lojtarët që dhanë zemrën dhe shpirtin e tyre, dhe e di se jam duke kërkuar llojin e tendosjes me të cilën disa e kanë të vështirë të merren”.

“Ne nuk mund të lejojmë që pozicioni ynë aktual në tabelë të maskojë problemet që janë atje”, përfundoi italiani.