Mbishkrimi ‘Gjithçka do të shkojë mirë’ dhe një ylber i dizenjuar në çarcafin që i mbulon. Urimi se gjithcka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë, nëpërmjet sloganit të emergjencës së koronavirusit këtë herë vjen nga trinjakët e lindur në spitalin gjinekologjik të Ca Foncello të Treviso, në pavionit e të porsalindurve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fotoja është publikuar në faqen Facebook të ‘Ulss 2 Marca trevigiana’. ‘Këto të porsalindur janë një himn për jetën dhe për botën që vazhdon të ecë përpara pavarësisht vështirësive dhe momentit dramatik që po kalon.

Kërkojmë nëpërmjet ardhjes në jetë të këtyre bebushëve të mrekullueshëm, të shohim përpara dhe të mendojmë pozitivisht, duke respektuar të gjitha rregullat do arrijmë të dalim shpejt nga kjo pandemi tragjike’, ka deklaruar Francesco Benazzi, drejtor i përgjithshëm i spitalit.