Coronavirus është shpërndarë në gjithë botën ku të paktën 168 vende janë prekur nga pandemia, sipas OBSH. Por ende nuk është shpikur asnjë ilac që mund të na mbrojë kundër tij.

Pra, sa larg një medikamenti të tillë jemi?, është pyetja e bërë tek BBC. Kur do të kemi një vaksinë për coronavirus?

Janë më shumë se 20 vaksina nëpër laburatorë, që po zhvillohen nga biologët. Një po provohet te njerëzit pasi përfunduan kërkimet te kafshët, nëse do të jetë efektive apo jo.

Të tjerë shkencëtarë janë në fazën e kërkimit dhe proves te kafshët dhe shpresojnë të marrin rezultat tek njerëzit në fund të vitit.

Por edhe nëse shkencëtarët mund të celebrojnë zhvillimin e një vaksine deri në fund të vitit, ka ende një punë të madhe për të bërë në prodhimin masiv të saj.

Do të thotë, realisht, se një vaksinë e tillë nuk do të jetë gati deri në mes të vitit të ardhshëm.

E gjithë kjo po ndodh në një afat të paprecedentë dhe duke përdorur qasje të reja për vaksinën që do të thotë se nuk ka garanci se gjithcka do të shkojë sipas planit, raporton BBC.

Duhet të kujtojmë se janë katër coronaviruse që aktualisht qarkullojnë te qeniet humane. Kanë simptoma të ngjashme dhe nuk ka vaksina për secilën prej tyre.

Por edhe këto vaksina që janë duke qarkulluar nuk do të jenë aq të suksesshme tek njerëzit në moshë. Kjo nuk është për shkak të vaksinës, por sistemet imunitare të njerëzve në moshë nuk i përgjigjen njëlloj. Dhe këtë e shohim me gripin cdo vit.

Pritet që vaksinat të kenë efekte anësore. Por pa provuar te njerëzit as këto nuk dihen.

Nëse zhvillohet shpejt një vaksinë atëherë do të ketë një kontigjent të vogël që do të shpërndahet, të paktën, në fazën fillestare, kështu që do të ketë edhe prioritete.

Njerëzit e shëndetit që janë përballur me pacientët me covid19 do të jenë në top-listë. Dhe pritet që vaksina të provohet te grupi i njerëzve më në moshë. Megjithatë, do të duhet të përdoret edhe te ata pacientë që jetojnë me ata më të moshuar të prekur nga virusi.