CORONAVIRUSI ‘gjunjëzon’ botën, NEWSBOMB publikon HARTËN E PLOTË (VIKTIMAT dhe të INFEKTUARIT në çdo SHTET- ME SHIFRA)

Çdo ditë kemi humbje jetësh dhe të prekur nga koronavirusi që erdhi nga Kina dhe po ‘gjunjëzon’ të gjithë botën.

Virusi ‘lindi’ në qytetin e Wuhan, në Kinë dhe në një mënyrë të pakontrollueshme vazhdon të infektojë të gjithë botën. Qeveria dhe shtetet në të gjitha vendet po mundohen të shërojnë pacientët e prekur nga koronavirusi por në të njëjtën kohë  të izolojnë dhe virusin.

Virusi vdekjeprurës ka prekur tashmë shumë se 30 vende. Prestigjozja ‘Aljazeera’ ka raportuar një bilanc të plotë të të gjitha shteteve ku ka hyrë coronavirusi, bilanc të cilin newsbomb.al e publikon si më poshtë:

Kinë

Në Kinë 2,715 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa të infektuar janë më shumë se 78.064 persona, konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Afganistan

Në Afganistan është një person i prekur nga koronavirusi. Afganistani konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në 24 shkurt.

Australi

Në Australi janë 22 raste të virusit që nga 23 shkurti. Të prekurit janë disa pasagjerë të evakuuar nga anija lundrimi ‘Diamond Princes’s në Japoni.

Austri

Austria konfirmoi dy rastet e para të koronavirusit më 25 shkurt. Të dy të prekurit ishin italianë që jetonin në rajonin e Lombardisë së Italisë.

Behrein

Behrein deklaroi  ditën e sotme (26 shkurt) se numri i të infektuarve kishte shkuar në 26. Tre nga të infektuarit kishin ardhur në aeroportin ndërkombëtar të Bahreinit nga Irani.

Belgjikë

Belgjika ka vetëm një rast të konfirmuar me koronavirus. E prekura kishte ardhur nga qyteti i Wuhan (epiqendra e koronavirusit).

Kamboxhia

Kamboxhia konfirmoi rastin e parë të koronavirusit më 27 janar. Personi i prekur me koronavirus ishte një grua shtetase kineze 60-vjeçare në qytetin bregdetar të Sihanoukville.

Kanada

Kanadaja ka konfirmuar njëmbëdhjetë raste të koronavirusit nga 24 shkurti – shumica në provincën e Ontarios dhe Kolumbisë Britanike.

Kroaci

Kroacia ka konfirmuar ditën e djeshme rastin e parë me koronavirus. Pacienti është një djalë i ri  që simptomat i ka ende të lehta.

Egjipt

Egjipt Ministria e Shëndetësisë në Egjipt raportoi rastin e parë të konfirmuar të koronavirusit në 14 shkurt.

Finlandë

Finlandë raportoi më 29 janar rastin e parë të konfirmuar nga koronavirusi. Personi i infektuar ishte një grua 32-vjeçare nga Wuhan.

Francë

Franca ka njoftuar 3 raste të reja më 26 shkurt. Në Francë janë 2 të vdekur dhe 17 të infektuar nga koronavirusi. Viktima e parë ishte turist kinez, 80 vjeç i cili vdiq në shkurt. Viktima e dytë ishte një burrë 60-vjeçar, i cili ishte me shtetësi franceze.

Gjermani

Gjermania ka regjistruar 17 raste të konfirmuara të koronavirusit. Personi i fundit i infektuar është një djalë,  25-vjeç, nga zona e Goeppingen. Ai dyshohet se është infektuar gjatë një vizite të fundit në Milano. Rastet e mëparshme ishin të lidhura me një udhëtar nga Kina që e kishte përhapur tek të tjerët.

Indi

Në Indi janë raportuar tre raste të të infektuarve nga koronavirusi. Të tre janë studentë që u kthyen nga Wuhan.

Irani

Irani është një nga shtetet më të prekura nga ky virus. 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 139 janë infektuar.

Irak

Irak ka raportuar pesë raste të konfirmuara nga koronavirusit që nga 26 shkurt, duke përfshirë një familje irakiane prej katër personash në provincën e Kirkukut që u kthye nga Irani, dhe një student iranian.

Izrael

Izraeli më 24 shkurt ka raportuar dy raste të reja. Të dy ishin evakuuar nga anija lundrimi ‘Diamond Princess’, në Japoni.

Itali

Italia është gjithashtu një nga shtetetmë të prekura nga Koronavirusi. 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 323 janë të infektuar. Autoritetet bllokuan 11 qytete për shkak të shpërthimit.

 Kuvajt

Më 26 shkurt, ministria e shëndetit të Kuvajtit tha që 18 raste janë konfirmuar në vend. Të gjithë të infektuarit mbërritën nga Irani.

Liban

Rasti i parë i koronavirusit u konfirmua në Liban në 21 shkurt pasi një grua që mbërriti nga Irani shfaqi shenja dhe analizat rezultuan pozitive.

Malajzi

Malajzia ka gjithsej 22 raste të konfirmuara që nga 23 shkurt. Ndërsa 15 prej tyre kanë arritur të shërohen.

Nepal

Nepali ka konfirmuar vetëm një person të infektuar nga koronavirusi. Personi i infektuar kishte ardhur nga qyteti i Wuhan. Pacienti është shëruar.

Oman

Ministria e Shëndetësisë e Omanit konfirmoi dy rastet e para të koronavirusit më 24 shkurt. Ministria tha se dy qytetarët e infektuar që ishin kthyer nga Irani janë në një gjendje të qëndrueshme dhe i nënshtrohen karantinës në shtëpi.

Filipine

Në Filipine janë konfirmuar tre persona nga koronavirusi dhe janë konfirmuar më 5 shkurt.

Rusia

Rusia ka konfirmuar dy raste të koronavirusit më 31 janar. Të dy pacientët ishin shtetas kinezë dhe janë shëruar.

Singapor

Singapori ka gjithsej 91 raste që nga 26 shkurt. Ndërsa 10 persona janë shëruar.

Korea e Jugut

Korea e Jugut ka konfirmuar 11 vdekje nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar 1.261 persona.

Spanjë

Spanja ka konfirmuar 6 persona të prekur nga koronavirusi. Tre raste të koronavirusit në kontinentin e saj dhe tre në Ishujt Kanarie.

Sri Lanka

Sri Lanka konfirmoi rastin e parë të koronavirusit më 27 janar. Personi i prekur  një grua 43-vjeçare kineze nga provinca Hubei që kishte mbërritur në Sri Lanka si një turiste.

Suedi

Më 31 janar Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë konfirmoi rastin e parë të prekur nga koronavirusi. E prekura ishte një grua e cila kishte kishte vizituar zonën Ëuhan në Kinë.

Zvicër

Zvicra raportoi rastin e parë të koronavirusit më 25 shkurt. Ishte një burrë 70-vjeçar i cili ishte infektuar gjatë një një udhëtimi në Milano. Ai është izoluar në një klinikë në Lugano.

Tajlandë

Tajlanda ka konfirmuar 40 persona të infektuar nga koronavirus.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Më 1 shkurt, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin shtetet e para në Lindjen e Mesme që konfirmoi rastet e koronavirusit. Emiratet e Bashkuara Arabe kishin gjithsej 13 raste të konfirmuara që nga 23 shkurt.

Shtetet e Bashkuara

SHBA kishte konfirmuar 57 raste të virusit që nga 26 shkurt. Rastet përfshijnë ato të evokuarit nga anija lundrimi ‘Diamond Princess’,  në Japoni.

Vietnami

Më 13 shkurt, ministria e shëndetësisë konfirmoi rastin e gjashtëmbëdhjetë në vend me koronavirus.

Japoni

Në Japoni janë konfirmuar 704 raste, përfshirë 624 të lidhura me anije lundrimi, ndërsa  3 persona kanë humbur jetën.

Greqi

Greqia ka konfirmuar ditën e sotme rastin e parë të prekur nga koronavirusi.E prekura ishte një grua 38-vjeçare që sapo ishte kthyer nga Italia/NewsBomb