Italia ka vendosur të shtyjë masat shtënguese deri pas datës 12 prill.

Vlerësimi për shtyrjen e datës është bërë nga komuniteti tekniko-shkencor.

Vendi vijon të përballet me krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 812 viktima duke e çuar në 11,591 numrin e të vdekurve.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 101,739.