Koronavirusi është përhapur pothuajse në të gjitha shtetet e botës, por ka edhe nga ato vende që ende nuk kanë konfirmuar ndonjë të prekur nga ky virus.

Shtetet që nuk kanë raportuar edne asnjë të infektuar janë shtete të “botës së tretë”, të varfra dhe disa prej tyre të padëgjuara ndonjëherë.

Mes tyre bën pjesë edhe Korea e Veriut, por të dhënat e tyre nuk janë shumë të besueshme, për shkak të propagandës që lideri Kim Jong Un bën për ta mbajtur popullin nën kontroll.

Deri në 12 janar, virusi ishte i kufizuar vetëm në Kinë, por nga data 13 janar virusi filloi të përhape pothuajse në çdo shtet të botës, duke infektuar më shumë se 1 milionë njerëz.

19 janë shtetet që edne nuk kanë asnjë rast koronavirusi:

Comoros; Kiribati; Lesoto; Malaëi; Ishujt Marshall; Mikronezi; Nauru; Korea e Veriut; Palau; Samoa; Sao Tome dhe Principe; Ishujt Solomon; Sudani i Jugut; Taxhikistani; Tonga; Turkmenistan; Tuvalu; Vanuatu, Jemen.