Maqedonia e Veriut vijon të përballet me shifra alarmante sa i takon pandemisë Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima duke e çuar në 298 numrin total të vdekjeve.

Nga viktimat, 5 ishin në Shkup, 1 në Shtip, 2 në Tetovë, 2 në Strugë, 1 në Veles dhe 1 në Gostivar.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 132 raste të reja, dhe numri i përgjithshëm i rë infektuarve ka arritur në 6,209.

Aktualisht në Maqedoninë e Veritu janë 2484 raste aktive me Covid-19, dhe që nga fillimi i pandemisë janë realizuar gjithsej 59.633 testime.