Sipas statistikave nga universiteti John Hopknis, në SHBA janë shënuar 12,911 viktima nga Covid-19 deri më tani.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar 399.929, duke qenë vendi i parë në botë për numrin e rasteve.Kjo përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera amerikane, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Wyoming është i vetmi shtet në SHBA që nuk ka raportuar për viktima nga koronavirusi.

Presidenti amerikan Donald Trump tha për Fox News se ai do të donte të fillonte të mbështeste ekonominë, duke hapur të gjitha bizneset në vend menjëherë.

Por sipas tij kjo do të dojë më shumë koha nisur kriza e pandemisë vijon.