Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë në të gjithë vendin.

Ky vendim vjen si pasoja e situatës së shkaktuar në vend nga përhapja e koronavirusit.

Qeveria ka zgjeruar dekretin e mëparshëm e cila përfshinte kryeqytetin Kiev  dhe disa rajone të tjera.

Vendi ka raportuar 4 viktima dhe 113 raste me Covid-19, 11 prej të cilëve në 24 orët e fundit.