Cristiano Ronaldo qëndroi në heshtje pas disfatës me Ajax, që i kushtoi mbetjen jashtë gjysmëfinales së Champions  për herë të parë pas 8 vitesh.

Mediat raportojnë se ylli i futbollit po mendon të largohet nga skuadra italiane.

Futbollisti është zemëruar shumë dhe trishtuar pas humbjes së Juventus.

Ai është mërzitur për mënyrën sesi u zhvillua ndeshja, ky eliminim i zhurmshëm por mbi të gjitha për mënyrën sesi shokët e tij të skuadrës u përballën me sfidën me Ajaxin.

Ronaldo donte një Juventus ndryshe, më pak të frikësuar. Mendohet e Cristiano është i zemëruar nga taktikat sulmuese të ndjekura nga trajneri Massimiliano Allegri. Ai nuk i pëlqeu zgjedhjet e  tij dhe raportohet se në fushë donte Joao Cancelo.

Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por nëse Juventus nuk e fiton “Championsin” sezonin e ardhshëm, atëherë do të largohet.