Janë publikuar ditën e sotme pamjet e përplasjes me armë në zonën e ish-Bllokut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok.

Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë.

Në  videon e publikuar nga Report Tv dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.

Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matëskonfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj.

Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin.

Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.