Dashi Cara: Shqipërinë po e drejton një qeveri që ka thyer shumë rekorde negative dhe e gjitha kjo vetëm falë tepsisë.

Nga Dashi Cara.

Tepsia brenda tepsisë!

Shqipërinë po e drejton një qeveri që ka thyer shumë rekorde negative dhe e gjitha kjo vetëm falë tepsisë.

Dy Ministra të Brendshëm që kanë shkelur ligjin dhe kanë lidhje të ngushta me grupe kriminale.

Kemi pasur të bëjmë me një ish-Ministër Shëndetësie që ka dhënë tender miliona euro vetëm për larje çarçafësh. Ndërkohë spitalet tona janë të katandisura si mos më keq dhe nuk ofrojnë asnjë shërbim cilësor për pacientët e sëmurë.

Kemi një Ministër Energjitike që drejton bandat kriminale në Vlorë , Sarandë dhe Himarë dhe përdor taksat e shqiptarëve për qëllime perverse.

Mos të harrojmë Mirela Kumbaron që po shkatërron artin vetëm dhe vetëm për ti bërë favore vëllait të saj regjizor dhe miqve të tij.

Për fatin tonë të keq këta njerëz po qeverisin vendin dhe po e trajtojnë Shqipërinë si tepsi, kush e kush të marri copën më të madhe në kurrizin e shqiptarëve.

Inshallah i fal Zoti sepse ne si popull nuk do ti falim por nuk do të ndalemi deri sa ta rrëzojmë këtë qeveri antishqiptare.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al