Dashi Cara: Shqiptarët sot vuajnë nga papunësia, varfëria dhe mungesa e shërbimeve ndërkohe një grup njerëzish të lidhur me pushtetin majmen me parat tona, me paratë e qytetarëve.

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga kapja e 613kg kokainë me vlerë miliona euroshe dhe asnjë ‘kokë e madhe’ e arrestuar, përveç dy punonjësve të një firme private me kontenierët e së cilës transportohej kjo sasi e madhe droge.

Shqipëria është kthyer një burim kryesor tek vendet e tjera për furnizimin me drogë dhe ky shqetësim është trumpetuar me të madhe nga partnerët tanë ndërkombëtar, të cilët dhe këtë herë ishin sinjalizuesit e këtij operacioni të finalizuar nga policia jonë.

Në fillim ishte kanabisi, tani është kokaina dhe një dreq e di çfarë do të ndodh nëse vendi ynë kthehet në një trampolinë për trafikantët.

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama rrinë këmbë përmbi këmbë, për ta e rëndësishme është të bllokojnë televizionet dhe të bëjnë show.

Ajo që më vjen ndërmend është pikëpyetja e madhe, ku po jetoj dhe ku po i rris fëmijët e mi?!

Shqiptarët sot vuajnë nga papunësia, varfëria dhe mungesa e shërbimeve ndërkohe një grup njerëzish të lidhur me pushtetin majmen me parat tona, me paratë e qytetarëve.

Për t’u ardhur keq se si është katandis Shqipëria nga një palaco Kryeministër ,i cili e ktheu vëndin në një burim kryesor të drogës dhe për shqiptarët ‘shiti’ vetëm fasadë, tepsi dhe timon !

Tepsia po nxihet ,ftyra Edi Ramës gjithashtu dhe kokaina nuk do mundet kurrë t’a zbardhi!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al