Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, është ndalur të analizojë disi startin sezonal të bërë nga skuadra e Napolit, me 62-vjeçarin që sheh te Carlo Ancelotti armën e fortë të sivjetshme.

“Të jesh në duart e një trajneri ekspert si Ancelotti, të lejon që të stërvitesh dhe të luash i qetë dhe i kthjellët, pasi vendos ai për gjithçka duhet.

Ajo që më ka habitur më shumë në këtë fillim është se sa shpejt Carlo ka ndërruar stil loje, duke afruar Insinjen më pranë portës dhe tani të gjithë po shohim një lojtar më të qartë dhe cinik përpara portës.

Nëse Ancelotti pati këtë intuitë, kjo erdhi edhe për faktin se ai nuk pranon që lojtarët të përgjumen gjatë ndeshjes dhe të jenë gjithmonë dinamikë në fazën sulmuese”, tha De Biasi për “Goal Radio”.