Ish-trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi së fundmi ka folur për “Casanapoli.net” duke kujtuar periudhën kur ishte në krye të kuqezinjve. Strategu italian vlerësoi si Hysajn, si një nga futbollistët më të mirë të në vitin 2016, kur shkuan në Europian.

“Elseid është një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit, por nuk dua të them se është më i rëndësishmi, pasi nuk më pëlqen që të bëj renditje. Në atë skuadër të gjithë ndihmonin njëri-tjetrin. Nuk ishte e rëndësishme se kush luante dhe kush jo, unë i përzgjidhja në bazë të formës momentale. Kemi arritur një gjë unike duke kaluar një grup shumë të vështirë”, ka kujtuar De Biasi.