Temperaturat e ulëta gjatë mesnatës kanë rikthyer reshjet e deborës në vend.

Mësohet se në disa qarqe janë shkaktuar edhe probleme të shumta.

Në qarkun e Dibrës, trashësia e dëborës në rrugë ka bërë që të krijohen probleme me qarkullimin, gjithashtu dhe mungesë të energjisë elektrike, kryesisht në fshatrat në Trebisht, Zeqan e Tërnovë.

Ndërsa në qarkun e Korçës, raportohet se trashësia e dëborës ka arritur 10-15 cm, ndërsa në Voskopojë 5-10 cm.

Pritet që temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në -10 gradë, ndërsa ato maksimale në 11 gradë.