Deklarata për media e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho

Sot paradite Kryeministri z. Edi Rama njohu Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani.

Kryetari z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryesinë Ekzekutive të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të informuar lidhur me iniciativën e Kryeministrit Rama.

Në takim u konkludua që Lëvizja Socialiste për Integrim të propozojë, z. Petrit Vasili si Ministër i Drejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar në këtë mënyrë për një koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisës.

Kryesia Ekzekutive vendosi gjithashtu që të propozojë z. Luan Rama si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

[/vsrp]

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al