Deklarata për Mediat e Kryetarit të Grupit të Këshilltarëve të LSI-së për Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së për Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi me anë të një deklarate për mediat në faqen e tij në Facebook është shprehur se Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nisur nga situata e pandodhur më parë, ku 6 mandate pas një proçesi gjygjësor janë të pavlefshme, grupi i këshilltarëve të LSI, duke e vlerësuar me seriozitet këtë rast të pa precedent ligjor, kërkoi që: këto 6 mandate të mos jenë të pranishme në mbledhjet e këshillit deri në përfundim të plotë të shkallëve gjygjësore. Kjo për të mos cënuar legjitimitetin e votimeve dhe korumit tē vendimeve të Këshillit

Më poshtë deklarata e plotë:

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nisur nga situata e pandodhur më parë, ku 6 mandate pas një proçesi gjygjësor janë të pavlefshme, grupi i këshilltarëve të LSI, duke e vlerësuar me seriozitet këtë rast të pa precedent ligjor, kërkoi që: këto 6 mandate të mos jenë të pranishme në mbledhjet e këshillit deri në përfundim të plotë të shkallëve gjygjësore. Kjo për të mos cënuar legjitimitetin e votimeve dhe korumit tē vendimeve të Këshillit. Grupi i këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke mos dashur të behet pjesë e kësaj situatë të mbledhjeve me mandate antiligjore, nuk do marë pjesë në votimet e vendimeve të Këshillit, duke përjashtuar vetëm vendimet në interes të qytetarëve dhe studentëve si: ndihma ekonomike, përkrahja sociale, bursat e studentëve, bonuset e qerasë dhe kredive të buta. Grupi i LSI mbetet në pritje të zgjidhjes të këtij problemi që lidhet me besueshmërinë e mandateve si një kusht themelor për funksionimin e organeve kolegjiale, dhe shpreh vendosmërine e tij, që panvarsisht kësaj situate të mbeshtesë çdo vendimarje në dobi të interesit të ndihmës ekonomike të qytetarëve të Tiranës.

Kryetari Grupi të Këshilltarëve LSI

Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al