Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu me anë të një postimi ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Spahiu ka shkruar se nuk mund të pranojë që të thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin.

POSTIMI:

Pranoj çdo opinion të të huajve, apo quajini si të doni, por të pranoj Juncker kur thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin nuk e bëj dot.

Nuk kam si ta besoj kur Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe, madje Shqipërinë e ka quajtur bazë të krimit të organizuar.

Nuk kam si ta besoj kur çdo ditë firmosen kontrata korruptive në kurriz të financave publike, të denoncuara tashmë, dhe nuk kemi asnjë çështje në hetim.

Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexoka Bild, pasi e di që Zëri Amerikës në shqip nuk ka lidhje me të.

Turp i madh..!!!