Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme mbi deklaratat e kryeministrit Rama, ku shprehej për protestën studentore që ishte e organizuar nga studentët ngelës.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se ky kryeministër thotë turpet më të mëdha për studentët, që janë në trurin e tij demode.

Po Ajnshtajnit që ndryshoi botën, por ka mbetur në provime çdo t’i thuash ti shkollë paku proverbial.” – shkruan Vasili.

Më poshtë postimi i plotë i Vasilit:

Kryeministër i çmendur dhe shkooollëpak !!!!

Ky kryeministër idiot broçkollit turpet më të mëdha për studentët.

Na thotë jo studentët mbetës kështu po ashtu, që gjoja nuk i paguan nga taksat për ta.

O budalla kryeministër mbetësit janë vetëm në trurin tënd demode.

Sot ka vetëm studente, që marrin apo nuk e marrin provimin e radhës.

Po Ajnshtajnit që ndryshoi botën, por ka mbetur në provime çdo t’i thuash ti shkollë paku proverbial.

Ridhënia e provimeve është një mundësi e re për tu provuar për çdo student dhe s’mund të jetë objekt përçmimi dhe stigmatizimi aq më shumë nga një sharlatan i dijes dhe shkencës si ti.