Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook pas deklaratave të kryeministrit Rama se do të padisë të gjithë ata që bëjnë lajme kundër tij, qeverisë apo ministrave të tij.

“Shko padit edhe Departamentin e Shtetit,  BE, Francën, Gjermaninë se “shpifin” për ty dhe thonë, që ti mbushe Shqipërinë me krim të organizuar, krim dhe korrupsion.” – shkruan Vasili.

BE dhe SHBA “shpifin” për drogën dhe krimin, kryeministri ç’pret t’i padisë.

Bo bo ç’gajasje kryeministri i Grizeldës po ankohet për shpifje.
Ky kryeministër njihet deri në Bruksel si shpifës ordiner dhe sot po flet për shpifje.
Lëri dënglat e shpifjeve se u bëre si gratë e liga.
Shko padit edhe Departamentin e Shtetit,  BE, Francën, Gjermaninë se “shpifin” për ty dhe thonë, që ti mbushe Shqipërinë me krim të organizuar, krim dhe korrupsion.
Ore kryeministër karnavale mos pyet fare, padite gjithë globin.
Kur të le mendja si puna jote çdo gjë lejohet.