Deklaratë për shtyp e grupit të këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të Tiranës

Me kërkesë të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, është thërritur në një seancë dëgjimore për problemet e ujësjellësit të kryeqytetit, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Kjo seancë që po zhvillohet në këto momente në sallën e këshillit bashkiak, synon një njohje më të plotë e të detajuar të të gjithë problematikës, që ka ujësjellësi i Tiranës, të cilat nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për rritjen e çmimit, po pikësëpari me domosdoshmërinë e mirëmenaxhimit të këtij sektori jetik dhe të ujit si pasuri kombëtare; për rritjen e faturimeve që janë në një nivel skandaloz që nuk i kalon as 30 përqind të prodhimit, për luftën kundër informalitetit e lidhjeve të paligjshme të shumë bizneseve të deputetëve të PS–së apo të bizneseve të klientëve të pushtetit me fabrika birre, me fabrika pijesh freskuese apo alkoolike, me pika karburantesh që përdorin pa kontratë ujin e pijshëm për lavazhe e me dhjetëra e dhjetëra biznese të tjera te zona e Freskut, në Tufinë, në unazën e re apo në të gjithë autostradën deri në Vorë!            

Por një arsye themelore që këshilltarët e LSI-së kanë thirrur këtë seancë dëgjimore me kryetarin e bashkisë është edhe garantimi i transparencës për qytetarët, sepse në fund të fundit bashkia është e tyrja dhe interesi i tyre është parësor!

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al