Deklaratë për shtyp e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

Kreu i Kuvendit z. Ilir Meta, përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit të Vettingut.

Ky ligj është me shumë rëndësi për fazat e mëtejshme të integrimit europian të vendit si dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

Me qëllim ecjen më shpejt të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, si dhe për garantimin e zbatimit të reformës në drejtësi, Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë aktorët dhe faktorët në vend, për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre, për zbatimin e këtij ligji.

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit përshëndet angazhimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe këtij ligji në veçanti.

Kryetari i Kuvendit, rithekson rëndësinë e zbatimit pa vonesë të këtij ligji, si një domosdoshmëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, që do t’i përgjigjet cilësisht edhe nevojës që ka shoqëria shqiptare për një drejtësi funksionale dhe efiçente.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al