Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sot ndaj sulmit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, sipas të cilit, Presidenti nuk kishte asnjë të drejtë me Kushtetutë dhe nuk kishte dhënë asnjë argument ligjor bindës për të mos e dekretuar Sandër Lleshin, ministër të Brendshëm.

Presidenti Meta tha për mediat pasi doli nga forumi “Tirana Connectivity”:

” Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, të gjithë amatorëve do t’i ftoja të lexojë edhe një herë kushtetutën për kompetencat e Presidentit. Për ata që mendojnë se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë për këtë rast, kam një pyetje, a mund parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Se dhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time si gjithmonë”.- tha Presidenti Meta