Delegacioni i LRI në Pekin: Kina partner strategjik i Shqipërisë

rea1Delegacioni i Lëvizjes Rinore për Integrim ka qenë sot pjesë e diskutimeve me Zyrtarë të Lartë të Ministrisë së Tregtisë së Kinës dhe me përfaqësues të Departamentit të Çështjeve Europiane. Nënkryetarja e LRI-së për gjithë Shqipërinë, Rea Kotani në fjalën e saj u ndal në rëndësinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës, duke e konsideruar Kinën një partner strategjik.

Më poshtë fjalimi i plotë:

“Rritja e investimeve në infrastrukturë dhe 10 eskavatorët për sektorin e bujqësisë janë rezultat i suksesit të projektit “16+1”, i cili ka shërbyer si një motorr i fuqishëm i zhvillimit të marrëdhënieve Shqiptaro-Kineze. Ne synojmë zgjerimin e këtij bashkëpunimi, duke çuar partneritetin në një shkallë më të lartë. Ndaj, pyetja ime ishte nëse ka projekte të afërta për investime të tjera në sektorin e bujqësisë dhe në atë të turizmit, duke pasur besimin se këta dy sektorë kanë potencialin maksimal për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe e vetmja gjë që mungon është investimi i duhur. Zv. Drejtori i Departamentit të Çështjeve Europiane shprehu suportin e tij maksimal për investimet në bujqësi dhe ndihmën e tij për të siguruar një komunikim më efektiv midis kompanive investuese kineze dhe projekteve shqiptare në fushën e turizmit”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al