Delegacioni i LRI në Pekin/ Misioni ynë: Kthimi shpresëplotë me eksperiencën e duhur per të bërë Shqipërinë më premtuese

1Të rinjtë e Lëvizjes Rinore Për Integrim, Kristi Xharau dhe Rea Kotani janë pjesë e takimit të liderave të Europës Qendrore dhe Lindore me liderat e Ligës së të Rinjve, në Pekin. Udhëtimi i delegacionit të LRI në Kinë konsiston në një përgatitje mbi sistemin dhe njohjen e politikave kineze.

Gjatë fjalës së tij Sekreatri i Marrëdhënjeve Ndërkombëtare për Lëvizjen Rinore për Integrim theksoi se është e rëndësishme ndërthurja e dy kulturave Shqiptaro-Kineze, zgjerimi bashkëpunimit dhe çuarja e marrëdhënies midis dy vendeve në një nivel tjetër, atë rinor.

Më poshtë fjalimi i plotë:

“Fillimisht falenderoj të rinjtë e Kinës për ftesën, më besoni kur ju them se për mua është kënaqësi e veçantë të flas para miqve të tillë. Ju falenderoj jo vetëm në emër të LRI, por në emër të Shqipërisë.  Unë jam Kristi Xharau dhe jam Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare për Lëvizjen Rinore për Integrim. Falenderimi im shkon më tej për bashkëpunimin e përhershëm midis dy vendeve tona dhe sot midis jush jam i vendosur ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë, të forcojmë partnershipin dhe ti forcojmë marrëdhëniet tona në një nivel tjetër, në atë rinor. Shqipëria është një vend i vogël por me shumë potencial. Një gjë është e sigurtë, kthimi ynë shpresëplotë dhe eksperienca e shkëlqyer e marrë do të investohet në potencialin e vendit tonë, do të investohet në rini, do të investohet për një Shqipëri që premton të ardhme.

Gjatë qëndrimit tonë do kemi fatin të njihemi me të rinjtë e Ligës Komuniste Kineze ku sëbashku do ndajmë leksione dhe seminare mbi marrëdhëniet bileterale të dy vendeve tona. E rëndësishme është ndërthurja e dy kulturave Shqiptaro-Kineze, zgjerimi bashkëpunimit dhe çuarja e marrëdhënies sonë në një nivel tjetër, atë rinor”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al