Jurgen Klopp pritet të bëjë ndryshime në formacionin e Liverpoolit për ndeshjen e së mërkurës kundër Watfordit të vlefshme për  Premier League.

Në një konferencë për media, Klopp zbuloi se Firmino do ta ketë shumë të vështirë të riaftësohet në kohë nga lëndimi.

Në këto kushte strategu gjerman pritet të vendosë Sadio Manen apo Mohamed Salahun në qendër të sulmit dhe Xherdan Shaqirin në krah.

“Nuk e di saktësisht, është Firmino, prandaj ai do të kthehet më shpejt se të tjerët por së pari duhet ta dimë se çfarë dëmtimi ka saktësisht dhe tani nuk e di”, kishte thënë para disa ditësh Klopp.